Ndërprerja e marrëdhënies së punës (kontratës së punës) përfshin disa veprime të njëpasnjëshme, siç janë: përmbushja e njërës nga mënyrat, d.m.th. Bazat juridike për ndërprerje të marrëdhënies së punës (për shembull, përmbushje të arsyes së bazuar për ndërprerje të marrëdhënies së punës të punëtorit), sjellja e vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës (për shembull, vendim për ndërprerje të kontratës së punës) dhe realizimit të atij vendimi (për shembull, përfundimi i afatit të informimit pas të cilit afat punëtorit edhe faktikisht i përfundon marrëdhënia e punës te punëdhënësi).
Ligjet e punës në Maqedoni parashohin më shumë mënyra të ndryshme të ndërprerjes së kontratës së punës. Këto mënyra janë:
Dorëheqja/largimi nga puna paraqet „akt të njëanshëm “ të punëdhënësit apo të punëtorit, me të cilin anulohet kontrata e punës. Kontratën e punës mund ta anulojë punëtori, por edhe punëdhënësi. Punëtori mund ta anulojë kontratën e punës nëse me shkrim deklaron se dëshiron ta anulojë kontratën e punës. Për atë (si ana„më e dobët“ në marrëdhënien e punës) nuk kërkohet arsyetimi për arsyet për të cilat dëshiron ta anulojë kontratën e punës. Në të drejtën e punës dhe në jetën e përditshme, me rëndësi të veçantë është anulimi i kontratës së punës nga ana e punëdhënësit dhe si pasojë e kësaj, mbrojtja e punëtorëve nga largimi joligjor (i pabazuar) nga puna.
Mbrojtja e punëtorëve nga largimi joligjor nga puna varet nga përmbushja e dy supozimeve kyçe, të cilat janë: ekzistimi apo mosekzistimi i shkakut të arsyetuar për anulim të kontratës së punës nga ana e punëdhënësit dhe përmbushje apo mospërmbushje të veprimeve të caktuara paraprake. Nëse në rastin konkret nuk ekziston shkak i arsyetuar për anulim të kontratës së punës dhe/ose nuk janë kryer veprimet e detyrueshme që i paraprijnë anulimit të kontratës, atëherë ndërprerja e kontratës mund të llogaritet joligjore dhe duhet të anulohet. Përkundrazi, nëse në rastin konkret ekziston shkak i arsyetuar për anulim kontrate dhe janë kryer të gjitha veprimet e detyrueshme që i paraprijnë anulimit, atëherë anulimi i kontratës është ligjor dhe i lejuar.
Shkaqe të arsyetuara për anulim të kontratës së punës:
Shkaqe personale (kur punëtori për shkak të sjelljes së vet, mungesës së dijes apo mundësive ose mospërmbushjes së kushteve të posaçme të përcaktuara me ligj nuk është i aftë ti kryejë obligimet e kontratës apo marrëdhënies së punës);
Shkak i fajit (kur punëtori i thyen obligimet e kontratës apo obligime tjera të marrëdhënies së punës) dhe
Shkaqe afariste (kur do të përfundojë nevoja e kryerjes së ndonjë pune të caktuar nën kushtet e përcaktuara në kontratën e punës për shkaqe ekonomike, organizative, teknologjike, strukturore ose shkaqe të ngjajshme nga ana e punëdhënësit).
Ligji për Marrëdhënie të Punës i „lejon“ shkaqet e arsyetuara, por i „ndalon “ shkaqet e paarsyetuara për anulim të kontratës së punës. Shkaqet e paarsyetuara për anulimin e kontratës së punës janë: anëtarësim i punëtorit në sindikatë ose pjesëmarrje në aktivitete sindikaliste në përputhje me ligjin dhe Marrëveshjen Kolektive; paditje ose pjesëmarrje në procedurë kundër punëdhënësit; mungesë e lejuar nga puna për shkak të sëmundjes ose lëndimeve, shtatzani, lindje dhe prindërim, përkujdesje për anëtar të familjes dhe pushim prindëror i papaguar; shfrytëzim i mungesës së lejuar nga puna dhe pushimi vjetor; kryerja e shërbimit ushtarak ose ushtrim ushtarak dhe raste tjera kur pezullohet kontrata e punës dhe janë në përputhje me Ligjin.
Veprime të detyrueshme që i paraprijnë anulimit :
Punëtori i cili mendon se anulimi i kontratës së tij të punës është joligjor (jo i lejuar) ka të drejtë të nisë procedurë për anulimin e vendimit për largim nga puna dhe të kërkojë të kthehet në vendin e punës dhe/ose ta realizojë të drejtën e kompensimit në të holla prej punëdhënësit. Mbrojtjen e këtillë të të drejtave të veta punëtori e realizon në procedurë që përfshin dy instanca ( së pari para punëdhënësit, pastaj para gjykatës kompetente), në përputhje me aktet që zbatohen (para së gjithash, Ligjit për Marrëdhënie të Punës dhe Ligji për Procedurë Gjyqësore).
Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian