Mungesa

Mundi im,
Të drejtat e mia

Mungesa

Mungesa është koha kur punëtori nuk është në punë dhe nuk i kryen funksionet dhe obligimet e tij të punës. E Drejta e Punës në Maqedoni njeh: mungesa të paguara dhe të papaguara.

 

Në rastin kur punëtori shfrytëzon mungesë të paguar nga puna ai ka të drejtë të kompensimit të pagës. Në rastin kur punëtori shfrytëzon mungesë të papaguar nga puna ai nuk ka të drejtë të kompensimit të pagës. Të drejtat dhe obligimet e tij të marrëdhënies së punës ngrijnë. Pas përfundimit të mungesës së papaguar nga puna, punëtori ka të drejtë të kthehet në vendin e njëjtë të punës te punëdhënësi ose të kryejë punë që korrespondojnë me shkallën e përgatitjes së tij profesionale.

  • Paaftësia për punë për shkak të sëmundjes ose lëndimit (LMP dhe LSSH)
  • Shtatzania, lindja dhe të qenurit prind (LMP dhe LSSH)
  • Dhurimi vullnetar i gjakut (LMP dhe LSSH)
  • Mungesa tjera të paguara në përputhje me ligjin ( LSSH) :

–Përkujdesja për fëmijë të sëmurë deri në moshë tre vjeçare;

–Përkujdesja për anëtar të sëmurë të familjes së ngushtë mbi moshë tre vjeçare, por më së shumti deri në 30 ditë;

–Shoqërimi i nevojshëm i personit të sëmurë të drejtuar për kontroll ose mjekim jashtë vendit të jetesës;

–Shoqërimi i nevojshëm i fëmijës së sëmurë deri në moshën tre vjeçare në kohën kur mjekohet në spital, por jo më shumë se 30 ditë;

–Izolimi për shkak të pengimit të infektimit.

  • Festat (LMP, Marrëveshje Kolektive dhe ligjit të posaçëm)
  • Kryerja e funksionit ose obligimeve nga ligje të posaçme (LMP dhe ligje të posaçme)
  • Arsimimi i punëtorëve, duke përfshirë edhe arsimim sindikal të punëtorëve ose përfaqësuesve të tyre (LMP)
  • Pushimi i paguar i veçantë, që do të thotë pushim i paguar për arsye personale apo rrethana familjare nga ana e punëtorit (për shembull martesa, lindja e fëmijës-vetë për babain, vdekja e fisit të afërt dhe ngjajshëm) deri në 7 ditë pune në një vit kalendarik.
  • Ndërprerja e procesit të punës për shkak të fuqisë madhore (LMP)
  • Ndërprerja e procesit të punës për arsye pune nga ana e punëdhënësit
  • Ndërprerja e procesit të punës për arsye të vendimit të inspeksionit adekuat për ndalim të kryerjes së procesit të punës ose ndalim të zbatimit të mjeteve për punë më gjatë se 30 ditë (LMP)
  • Për kohëzgjatjen e periudhës së njoftimit për shkak të punësimit të ri (LMP)

Mungesa e paguar nga puna për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit (e ashtuquajtura pushimi i lindjes)

Mungesa nga puna për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit në vetvete përmban dy periudha të posaçme të mungesës : mungesa për mbrojtjen e „amësisë“ (e cila përfshin periudhën e shtatzanisë dhe lindjes) dhe mungesës për shkak të „prindërimit “ (e cila ka të bëjë me mungesën për shkak të shtatzanisë dhe lindjes).

Kohëzgjatja e pushimit të lindjes është e ndryshme në varësi të numrit të fëmijëve të lindur. Nëse punëtorja lind një fëmijë, pushimi i lindjes zgjat nëntë muaj pa ndërprerje, ndërsa nëse lind më shumë fëmijë njëkohësisht (bineq, treneq ose më shumë), atëherë pushimi zgjat 15 muaj.  Mungesa për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit fillon në momentin kur punëtorja do fillojë ta shfrytëzojë këtë të drejtë, pra më së hershmi 45 ditë, por më së voni 28 ditë para lindjes. Periudha e përgjithshme e pushimit të lindjes (9, respektivisht 15 muaj) përbëhet nga një pjesë e pushimit që patjetër duhet të shfrytëzohet nga punëtori dhe një pjesë që mund të shfrytëzohet në mënyrë ,,fakultative’’ (opsinale). Pjesa e obligueshme e mungesës për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit përfshin periudhë 28 ditore para ditës së lindjes (si periudhë e obligueshme për fillim të mungeses së shtatzanisë) deri 45 ditë nga dita e lindjes ( si periudhë e obligueshme për kujdes ndaj foshnjes). Pjesa fakultative e pushimit të lindjes mudëson fleksibilitet punëtorëve për të zgjedhur se sa dëshirojnë që të mungojnë në punë, por në kuadër të një periudhe të përgjithshme 9 mujore, ose 15 mujore. Punëtorja mund të zgjedhe se kur (brenda periudhës 45 deri 28 ditë para lindjes) do fillojë të shfrytëzojë pushimin e lindjes dhe kur, pas përfundimit të ,,pjesës së obligueshme’’ të pushimit (pra në ditën e 45 pas lindjes) do të ndërpresë pushimin me pagesë dhe do të kthehet në punë. Në këtë rast, punëtorja ka të drejtë të kompensimit të dyfishtë: të drejtën e pagës (për shkak të kthimit në punë dhe kryerjes së rregullt të detyrimeve të punës) dhe kompensim të 50% të shumës së rrogës nga shuma e caktuar për pushim lindjeje (si kompensim me të holla për periudhën e ,,pashfrytëzuar’’ nga pushimi i lindjes). Përveç të drejtës për pushim lindjeje, punëtoret kanë të drejtën e pushimit të paguar gjatë ditës për shkak të gjidhënies deri sa fëmija të arrijë moshën njëvjeçare. E drejta për pushim të paguar për shkak të gjidhënies zgjat një orë e gjysmë në ditë dhe në këtë periudhë bën pjesë edhe pushimi ditor.

  • Në rastet dhe kushtet e përcaktuara me Marrëveshje Kolektive deri në 3 muaj në vitin kalendarik (LMP)
  • Mungesë e papaguar prindërore (LMP dhe LSSH)
Mundi im,
Të drejtat e mia
Share

Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

partners1

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
  dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian

Share

Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

partners1

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
  dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian