Të drejtat dhe detyrimet
gjatë punësimit

Mundi im,
Të drejtat e mia

Të drejtat dhe detyrimet gjatë punësimit

Të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve dhe punëdhënësve gjatë lidhjes së kontratës së punës (në procesin e punësimit) përshkruhen më poshtë.

Parimisht, procedura e punësimit përfshin:

  • Vërtetimi i nevojës për punëtorë të rinj dhe përcaktimi i mënyrës së sigurimit të nevojës për ta (shpallja publike e vendeve të lira për punë);
  • Përmbushja e kushteve të parapara për të vendosur marrëdhënie pune;
  • Aplikimi i kandidatëve të mundshëm për punësim dhe zgjedhja midis tyre;
  • Lidhja e një kontrate pune dhe fillimi i punëtorit në punë.

Nevoja për punëtorë të rinj mund të sigurohet nga punëdhënësi në një nga mënyrat e mëposhtme:

1.Me shpalljen e njoftimit publik në shtypin ditor në ngarkesë të punëdhënësit ose në media tjera me interes publik;

2.Duke publikuar në shërbimin përgjegjës për ndërmjetësim në punësim, pa pagesë në përputhje me ligjin;

3.Me ndërmjetësimin e shërbimit përgjegjës për ndërmjetësim gjatë punësimit duke referuar persona për punësim nga regjistrat e personave të papunë dhe

4.Përmes një agjencie për ndërmjetësim gjatë punësimit me pagesë nga ana e punëdhënësit në përputhje me ligjin.

Mënyra e parë dhe e katërt e sigurimit të nevojës për punëtorë të rinj parashikojnë shpenzime nga ana e punëdhënësit, ndërsa mënyra e dytë dhe e tretë drejtpërdrejt përfshijnë Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ato janë falas për punëdhënësin.

Marrëdhënie pune mund të fillojë çdo person që përmbush kushte të caktuara që përfaqësojnë supozime ligjore për të filluar atë marrëdhënie.

Kushtet që duhet t’i plotësojë një person për të krijuar marrëdhënie pune mund të jenë të përgjithshme dhe të veçanta.

  • Kushtet e përgjithshme për punësim janë: kufiri më i ulët i moshës për punësim dhe aftësia e përgjithshme shëndetsore.
  • Kushtet e veçanta përfshijnë kërkesa lidhur me njohuritë, lidhur me vetitë e punëtorit dhe lidhur me marrëdhëniet e personit me shtetin.

Procedura e punësimit vazhdon me lajmërimin e personave që plotësojnë kushtet e kërkuara për të filluar një marrëdhënie konkrete pune.

Në fazën e lajmërimit për kandidatë potencial për punësim, Ligji për Marrëdhëniet e Punës imponon detyrime dhe të drejta të përcaktuara për të dy palët, pra, për punëtorët (kandidatët për punësim) dhe punëdhënësit.

Detyrimet dhe të drejtat e kandidatëve për punësim:

  • Detyrimi për t’i siguruar punëdhënësit fakte/dëshmi për përmbushjen e kushteve për kryerjen e punës;
  • Detyrimi për të informuar punëdhënësin për çdo fakt, sëmundje dhe rrethana të tjera të njohura që janë të rëndësishme për marrëdhënien e punës;
  • E drejta për të mos iu përgjigjur pyetjeve qe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punësimin.

Detyrimet dhe të drejtat e punëdhënësve:

  • Punëdhënësi nuk ka të drejtë të kerkojë të dhëna për statusin familjar, përkatësisht statusin martesor dhe planifikimin familjar, pra dorëzimin e provave të tjera që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me marrëdhënien e punës;
  • Punëdhënësi nuk ka të drejtë të kërkojë test shtatzanie ose vërtetim të një testi të tillë, kur lidh kontratë pune me një punëtore;
  • Punëdhënësi nuk ka të drejtë të kushtëzojë lidhjen e kontratës së punës duke nënshkruar marrëveshje për përfundimin e punës;
  • Punëdhënësi është i detyruar t’i informojë punëtoret shtatzanë, punëtoret që kanë lindur kohët e fundit ose janë duke dhënë gji, për rreziqet që vijnë nga puna gjatë lidhjes së kontratës së punës;
  • Punëdhënësi është i dëtyruar, para se të lidhë kontratën e punës, ta njoftojë kandidatin me punën, kushtet e punës, si dhe me të drejtat e punës për vendin e caktuar të punës;
  • Punëdhënësi,gjatë lidhjes së kontratës së punës, mund të kontrollojë njohuritë, përkatësisht aftësitë e kandidatit për të kryer punën për të cilën lidhet kontrata e punës;
  • Punëdhënësi ka të drejtë të vendosë lirshëm me cilin kandidat që i përmbush kushtet për kryerjen e punës, duke respektuar ndalesat ligjore, do të lidhë kontratë pune.

Pasi të bëjë përzgjedhjen midis kandidatëve të paraqitur, punëdhënësi lidh kontratë pune me kandidatin e zgjedhur.

Në kontratën e punës detyrimisht përcaktohet data e fillimit me punë. Punëtori nuk mund të fillojë në punë para se të lidhet kontrata e punës dhe para se punëdhënësi ta lajmërojë atë në sigurimin e detyrueshëm social.

Mundi im,
Të drejtat e mia
Share

Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

partners1

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
  dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian

Share

Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

partners1

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
  dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian