Marrëdhënia e punës

Rregullimii i statusit juridik të punëtorëve dhe rregullimi i kushteve të tyre të punës burojnë nga marrëdhënia e punës. Vetëm përmes marrëdhënies së punës, të punësuarit mund t’i shfrytzojnë të gjitha të drejtat që i parasheh Ligji për Marrëdhënie Pune, ligjet e tjera të veçanta në fushën e punës, si dhe rregulloret mbi sigurimin social (sigurimi pensional dhe invalidor, sigurimi shëndetësor dhe sigurimi gjatë periudhës së papunësisë). Prandaj, për të punësuarit, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dijnë si ta identifikojnë marrëdhënien e punës, dhe si ta dallojnë atë nga format e ngjashme të kontratave (për shembull, kontratat mbi vepër), si dhe nga llojet e punës të ashtuquajtura „Punësim joformal“(për shembull, punësim i palajmëruar, punësim i fshehtë, veprimtari e paregjistruar,etj.).

„Marrëdhënia e punës“ është marrëdhënie e dakorduar midis të punësuarit dhe punëdhënësit, në të cilën, i punësuari, vullnetarisht merr pjesë në procesin e organizimit të punës tek punëdhënësi për rrogë dhe të ardhura të tjera, personalisht dhe vazhdimisht kryen punën sipas udhëzimeve dhe nën mbikëqyrjen e punëdhënësit.

Elementi më i rëndësishëm për verifikimin e marrëdhënies së punës është i ashtuquajturi subordinim, i cili shprehet përmes përfshirjes së të punësuarit në procesin e  organizimit të punës tek punëdhënësi dhe kryerjen e punës sipas udhëzimeve dhe nën mbikëqyrjen e punëdhënësit. Tregues të tjerë me ndihmën e të cilëve, në praktikë, mund të bëhet dallim midis marëdhënies së punës (kontrata e punës) dhe marrëveshjeve të tjera për punë (kontratë mbi vepër) janë:  kryerja e punës brenda ose jashtë veprimtarisë së punëdhënësit (kur puna që bën i punësuari i përket veprimtarisë së punëdhënësit, ekziston një tregues për marrëdhënien e punës); marrja përsipër e rrezikut ekonomik nga puna (në marrëdhënie pune, i punësuari nuk merr përsipër rrezikun ekonomik pasi rreziku i përket punëdhënësit); mënyra e pagesës (në marrëdhënie pune, i punësuari merr një rrogë periodike që zakonisht paguhet në pjesë të barabarta); detyra për kryerjen e punës personalisht (në marrëdhënie pune, i punësuari është i detyruar ta kryejë punën personalisht); kohëzgjatja e angazhimit të punës (angazhimi i punës i të punësuarit në marrëdhënie pune zakonisht zgjat një periudhë relativisht më të gjatë, pra nuk kryhet një herë), etj.

Mundi im,
Të drejtat e mia
Share

Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

partners1

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
  dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian