Diskriminimi

Mundi im,
Të drejtat e mia

Diskriminimi

Ligji për Marrëdhëniet e Punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmban disa dispozita me të cilat sistematikisht rregullohet mbrojta e punëtorëve nga diskriminimi (d.m.th. Kandidatët për punësim dhe të punësuarit). Diskriminimi përcaktohet si “vendosja në pozitë të pabarabartë” e kandidatëve për punë ose e punëtorëve, ndërsa punëdhënësve u ndalohet të diskriminojnë në baza diskriminuese, siç janë: origjina racore ose etnike, ngjyra e lëkurës, gjinia, mosha, gjendja shëndetësore, paaftësia, besimet fetare, bindjet politike ose bindje të tjera, anëtarësia në sindikatë, përkatësia kombëtare ose shoqërore, statusi familjar, statusi i pronës, orientimi gjinor ose rrethana të tjera personale. Ligji gjithashtu ndalon të gjitha format e diskriminimit ndaj punëtoreve për “shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindësisë së punëtores”, pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës së punës (kontratë pune me afat të caktuar ose të pa caktuar).

Diskriminimi është i ndaluar në të gjitha fazat e punësimit: vendosja e marrëdhënies së punës (shpallja në njoftim publik, përcaktimi i kushteve të punësimit, selektimi i kandidatit për punësim),  kohëzgjatja e punësimit (ushtrimi i të drejtave dhe detyrimeve të ndyshme) dhe ndërprerja e punësimit.

Femrave dhe meshkujve duhet t’ju sigurohen trajtim dhe të drejta të barabarta në marrëdhëniet e punës.

Në raste diskriminimi, kandidati për punësim ose punëtori ka të drejtë të kërkojë kompensim për dëm në përputhje me Ligjin për Detyrimet e Punës. Barra e provës në rast të një mosmarrëveshje bie mbi punëdhënësin.

Ligji për Marrëdhëniet e Punës rregullon mbrojtjen e punëtorëve nga disa lloje të ndryshme të diskriminimit, siç janë: diskriminimi i drejtpërdrejtë, diskriminimi indirekt, shqetësimi, ngacmimi seksual dhe ngacmimi psikologjik (mobingu).

Diskriminimi i drejtpërdrejtë përkufizohet si çdo veprim i kushtëzuar nga disa prej arsyeve diskriminuese mbi të cilat një person është vendosur, vendoset ose mund të vendoset në një pozicitë më pak të favorshme nga personat e tjerë në rastet krahasuese. Diskriminimi i drejtpërdrejtë përfshin tre elemente përbërës të ndërlidhur mes veti. Këto janë: Së pari, punëtori duhet trajtuar më pak i favorshëm sesa një person tjetër në një situatë të ngjashme; së dyti, duhet të ekzistojë bazë e caktuar diskriminuese dhe, së treti, duhet të ketë një lidhje shkak-pasojë midis bazave diskriminuese dhe trajtimin më pak të favorshëm të punëtorit.

Diskriminimi indirekt ekziston kur një dispozitë, kriter ose praktikë neutrale vendos ose do ta vendoste në pozitë me pak të favorshme një kandidat ose një punëtor për shkak të një cilësie, statusi, përcaktimi ose sigurie të caktuar (bazë diskriminuese). Diskriminimi indirekt, ngjajshëm me diskriminimin e drejtpërdrejtë, përbëhet nga tre elemente përbërës.

 Këto jane: së pari, ekzistenca e një dispozite, kriteri ose praktike neutrale (e cila mund të mos jetë e ndaluar ligjërisht, por në fakt, ka pasoja diskriminuese për një grup të veçantë njerëzish); së dyti, ka efekt negativ në mënyrë disproporcionale në një grup të caktuar personash që i nënshtrohen të njëjtave baza diskriminuese dhe, së treti: ekziston një krahasim me persona të tjerë në një situatë të ngjashme të cilët nuk i nënshtrohen bazave diskriminuese të lartëpërmendura.

Ligji i punës parashikon përjashtime nga ndalimi i diskriminimit. Përjashtimet nga ndalimi për diskriminim përcaktohen si dallimi, përjashtimi ose dhënia e përparësisë për një punë të caktuar, kur natyra e punës është e tillë ose puna kryhet në kushtet kur karakteristikat që lidhen me karakteristikat personale (bazat diskriminuese) janë reale dhe vendimtare, me kusht që qëllimi që duhet të arrihet të jetë i justifikuar dhe kushti i matur. Në fakt, përjashtimet nga diskriminimi presupozojnë ekzistencën e “proporcionalitetit” midis kërkesës të bërë (dallimi, përjashtimi ose dhënia e përparësisë) dhe qëllimit që kërkohet të arrihet nga një kërkesë e tillë.  

Si përjashtime nga ndalimi i diskriminimit do të konsiderohen edhe të gjitha masat e parashikuara nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës ose ndonjë ligj tjetër, marrëveshja kolektive ose kontrata e punës, të cilat i referohen mbrojtjes dhe ndihmës së veçantë të një kategorie të caktuar të punëtorëve (punëtorë të cilët nuk kanë mbushur ende 18 vjet, invalidë, të moshuar, gra shtatzëna dhe gra që ushtrojnë ndonjë nga të drejtat e lehonisë, etj.).

Како исклучоци од забраната за дискриминација ќе се сметаат и сите мерки предвидени со Законот за работните односи или со друг закон, колективен договор или договор за вработување, а кои се однесуваат на посебната заштита и помош на определена категорија работници (работници што сè уште не навршиле 18-годишна возраст, инвалиди, постари работници, бремени жени и жени што користат некое од правата за заштита на мајчинството и слично).

Mundi im,
Të drejtat e mia
Share

Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

partners1

Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
  dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian

Share