Pushimi vjetor i paguar është të paktën 20 ditë pune.
Sidoqoftë, varësisht nga kohëzgjatja e përvojës së punës, kompleksiteti i detyrave të punës, gjendjes shëndetësore të punëtorit, kushteve të punës, moshës së punëtorit, si dhe vitet e tij në shërbim, numri i ditëve të pushimit mund të rritet varësisht nga marrëveshja kolektive.
I punësuari ka mundësinë ta përdorë pushimin vjetor në disa pjesë me marrëveshje me punëdhënësin, por një pjesë e pushimit duhet të zgjasë të paktën dy javë pune të pandërprera.
Punëdhënësi ka detyrim ligjor që t’i sigurojë të punësuarit 12 ditë pune pushim vjetor deri në fund të vitit kalendarik, dhe ditët tjera të pashfrytëzuara të shfrytëzohen deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Ligji për marrëdhëniet e punës specifikon ngjarjet e mundshme personale dhe familjare dhe sa ditë vijojnë për to:
Numri i përgjithshëm i ditëve të pushimit të paguar nuk mund të jetë më shumë se 7 ditë në vitin aktual.
Punëtori ka të drejtë për kompensim monetar për ditët e pashfrytëzuara të pushimit vjetor nëse ai / ajo e ka kërkuar dhe nuk i është dhënë mundësia për ta shfrytëzuar. Me pagesën e kompensimit monetar në bazë të ditëve të pashfrytëzuara të pushimit vjetor, konsiderohet se punëtori ka shfrytëzuar plotësisht pushimin vjetor.
Punëtori mund të mungojë në punë pa kompensim të rrogës dhe kontributeve të rrogës në rastet dhe kushtet e përcaktuara nga marrëveshja kolektive, por për periudhë prej maksimum tre muajve gjatë vitit kalendarik. Gjatë pushimit pa pagesë, të drejtat dhe obligimet e punës të punëtorit janë joaktive.
Nëse i punësuari paraqet dokumente që vertetojnë se mungesa në punë është për arsye shëndetësore, atëherë ai merr një kompensim të rrogës, që do të thotë se rroga zvogëlohet, sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për Sigurim Shëndetësor, varësisht nga ditët e mungesës.
Obligim i detyrueshëm i të punësuarit është të lajmërojë përgjegjësin e tij për mungesën (brenda 48 orëve) dhe ta mbështesë atë me doument nga ndonjë institucion shëndetësor.
Nëse i punësuari ka çrregullim shëndetësor, të shkaktuar nga një dëmtim në vendin e punës, mungesa konsiderohet e paguar, pra rroga është 100 %, por duhet të ndërmerren veprimet e duhura ligjore nga i punësuari, por gjithashtu edhe nga punëdhënësi.
Rroga e punëtorit për punë me orar të plotë të punës nuk mund të jetë më e ulët se rroga minimale e caktuar me ligj dhe me marrëveshje kolektive. Sipas Ligjit për Rrogën Minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2014, shuma e rrogës minimale është 10 080 denarë në vlerë neto.
Rroga paguhet jo më vonë se 15 ditë nga përfundimi i periudhës së pagesës. Nëse dita e pagesës qëllon të jetë ditë jopune, rroga paguhet më së voni ditën e parë të punës.
Punëdhënësi është i detyruar të njoftojë të punësuarit me shkrim paraprakisht për ditën e pagesës dhe për çdo ndryshim të ditës së pagesës.
Punëdhënësi është i detyruar t’i paguajë rrogën të punësuarit ashtu siç e parasheh ligji. Gjatë çdo pagese të rrogës, punëdhënësi është i detyruar t’i përgatisë punëdhënësit (deri më 31 janar të vitit të ri kalendarik) llogaritje me shkrim të rrogës, kontributeve të rrogës dhe shtesave të rrogës për periudhën e pagesës, gjegjësisht për vitin paraprak, nga e cila gjithashtu shihet llogaritja dhe pagesa e tatimeve dhe kontributeve.
Shpenzimet lidhur me pagesën e rrogës bien në kurriz të punëdhënësit.
Një punëtore gjatë kohës së shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit, ka të drejtë të pushimit me pagesë për periudhë nëntë mujore të pandërprerë, dhe nëse ajo lind disa fëmijë në të njëjtën kohë (binjakë, trinjakë ose më shumë), i takojnë pesëmbëdhjetë muaj pushim lindjeje.
Duke u bazuar në konstatimin nga organi kompetent shëndetësor, punëtorja mund të fillojë pushimin e shtatzanisë, lindjes dhe prindërisë 45 ditë para lindjes, dhe detyrimisht 28 ditë para lindjes.
Një punëtore që birëson fëmijë ka të drejtën e mungesës me pagesë në kohëzgjatje të periudhës së birësimit të fëmijës në përputhje me rregulloret e familjes.
Një punëtore që përdor pushimin e shtatzanisë, lindjes dhe prindërisë, nëse dëshiron, mund të kthehet në punë para mbarimit të pushimit, por jo para 45 ditëve nga dita e lindjes së fëmijës.
Shuma e kompensimit të rrogës gjatë pushimit të shtatzanisë, lindjes dhe prindërisë është 100 % e bazës së kompensimit të rrogës. Kompensimi i mungesës në punë për shkak të shtatzanisë, lindjes ose prindërisë paguhet që nga dita e parë e paaftësisë së përkohshme për punë nga fondet e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian