Pushimet paraqesin ndërprerje të aktiviteteve (të punës) fizike dhe intelektuale të punëtorëve dhe të cilat dedikohen për risimin e aftësive të punës të punëtorit. Pushimet e përfshijnë çdo periudhë që nuk është orar pune. Punëtori ka të drejtë të patjetërsueshme të pauzës, pushimit ditor, javor dhe vjetor.
Pauza për punëtorët që punojnë gjashtë orë dhe më shumë se gjashtë orë zgjat 30 minuta. Ligji për Marrëdhënie të Punës e parasheh edhe përcaktimin e pauzës dy orë pas fillimit të punës apo tre orë para përfundimit të orarit të punës. Koha e pauzës gjatë ditës së punës llogaritet në orarin e punës dhe për atë paguhet pagë. Që do të thotë se pauza është pjesë përbërëse e kohës së punës dhe kontribuon në zvogëlimin e orëve efektive të punës. Punëtorët që punojnë me orar më të shkurtër të punës, por më së paku katër orë në ditë, kanë të drejtë për pauzë me kohëzgjatje prej 15 minutash.
Pushimi ditor zgjat së paku 12 orë pa ndërprerje midis dy ditëve të njëpasnjëshme të punës gjatë 24 orëve. Pushimi minimal ditor prej 12 orëve e përcakton edhe kufirin për kohëzgjatje maksimale të mundshme të ditës së punës (më së shumti 12 orë).
Pushimi javor i punëtorit zgjat së paku 24 orë të pandërprera, ku përfshihet edhe pushimi ditor, i cili zgjat 12 orë. Që do të thotë se punëtori ka të drejtë për pushim të plotë javor, të cilit i shtohet edhe pushimi ditor i cili pason nga dita paraprake e punës (për shembull 12 orë pushim të shtunën + 24 orë pushim të dielën). Ligji për Marrëdhënie të Punës e përcakton të dielën si ditë të pushimit javor, por njëkohësisht lejon përcaktimin e pushimit javor edhe të ndonjë dite tjetër të javës. Puna dhe cikli i punës-prodhimit shpesh herë ka nevojë për angazhimin e punëtorëve edhe gjatë ditës së dielë, gjegjësisht në ditët e tjera të parapara për pushim javor. Në rastin e tillë, punëtorët kanë të drejtë në shtesë të pagës për punë gjatë ditës së pushimit javor, i cili më mirë rregullohet me Marrëveshjen Kolektive.
Ligji për Marrëdhënie të Punës e garanton të drejtën për pushim të paguar vjetor, i cili zgjat më së paku 20 ditë pune. Pushimi vjetor mund të zgjatet me Marrëveshjen Kolektive ose me Kontratën e Punës, por më së shumti deri në 26 ditë pune, me përjashtim të kategorive të caktuara të njerëzve që kanë të drejtë për pushim të shtuar vjetor (punëtorët më të moshuar, invalidët, punëtorët me së paku 60 % dëmtim trupor dhe punëtorët që kujdesen për fëmijë me të meta trupore apo mendore kanë të drejtë edhe për tre ditë shtesë të pushimit vjetor. Kriteret në bazë të të cilave përcaktohet kohëzgjatja e pushimit vjetor të punëtorëve përcaktohen me Marrëveshjen Kolektive dhe me Kontratën e Punës. Mes këtyre kritereve janë: koha e kaluar në marrëdhënie pune, kushtet e punës dhe kritere të tjera të përcaktuara me Marrëveshjen Kolektive. Si ditë të pushimit vjetor nuk llogariten ditët e festave, të shtunat dhe të dielat, ditët e lira, mungesat nga puna për shkak të pushimit mjekësor si dhe rastet tjera të mungesës së arsyeshme nga puna.
E drejta për pushim vjetor buron nga kohëzgjatja e punës së punëtorit te punëdhënësi. Punëtori i cili për herë të parë lidh marrëdhënie pune fiton të drejtën e pushimit të plotë vjetor pas përfundimit të punës së pandërprerë së paku prej gjashtë muaj te i njëjti punëdhënës, pa marrë parasysh nëse punëtori punon me orar të plotë ose me orar të shkurtuar. Në kuadër të kategorisë „ punë e pandërperë së paku gjashtë muaj tek i njëjti punëdhënës “ hyjnë edhe mungesat e paguara nga puna, siç janë: mungesa për shkaplotë vjetor, në raste të caktuara punëtorët kanë të drejtë të shfrytëzojnë edhe të ashtuquajturën pjesë proporcionale të pushimit vjetor. Pjesa proporcionale e pushimit vjetor paraqet të drejtë të punëtorëve që mund të realizohet nëse përmbushen dy parakushte. Parakushti i parë është që punëtori mos e ketë shfrytëzuar të drejtën e pushimit të plotë vjetor në vitin kalendarik në të cilin e ka lidhur marrëdhënien e punës. Parakushti i dytë është që marrëdhënia e punës së punëtorit të ketë përfunduar para kalimit të afatit prej gjashtë muajve, pas të cilit afat do të fitonte të drejtën për pushim të plotë vjetor. Pjesa proporcionale e pushimit vjetor është dy ditë për çdo muaj pune. k të sëmundjes, festave, ditëve të lira dhe rasteve tjera të mungesave të arsyeshme në pajtueshmëri me Ligjin apo Marrëveshjen Kolektive. Përveç të drejtës për pushim të
E drejta për pushim vjetor paraqet të drejtë të patjetërsueshme të punëtorit. Punëtori nuk mund të heq dorë nga e drejta për pushim dhe çfarëdo marrëveshje me punëtorin për heqje dorë nga e drejta për shfrytëzim të pushimit vjetor nuk ka vlerë. Punëtori ka të drejtë për pagesë të pjesës së pushimit të pashfrytëzuar vjetor (kompensim në të holla) vetëm në rastet e ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Në përcaktimin e pushimit vjetor, punëdhënësi i merr parasysh nevojat e procesit të punës, si dhe mundësitë për pushim dhe rekreacion të punëtorit, duke pasur parasysh edhe obligimet e tij familjare. Përveç pozitës dominante të punëdhënësit në përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit të pushimit vjetor, punëtori ka të drejtë të shfrytëzojë dy ditë nga pushimi vjetor në ditët që do t’i caktojë vetë, vetëm nëse kjo nuk e rrezikon seriozisht procesin e punës. Në atë rast, punëtori duhet ta informojë punëdhënësin më së voni tri ditë para shfrytëzimit të ditës së lirë.
Pushimi vjetor, sipas rregullës, shfrytëzohet gjatë vitit kalendarik, Ligji përcakton mundësinë e shfrytëzimit të pushimit vjetor në më shumë pjesë. Kështu, kohëzgjatja e detyrueshme e njërës pjesë të pushimit vjetor duhet të jetë më së paku dy javë të pandërprera të punës. Deri në fund të vitit kalendarik, punëdhënësi është i obliguar t’i sigurojë punëtorit shfrytëzimin e 12 ditë pune pushim vjetor, ndërkaq punëtori pjesën tjetër mund ta shfrytëzojë deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian
Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian