Kompanitë janë të detyruara t’u sigurojnë punëtorëve kushte të shëndetshme dhe të sigurta të punës si parakusht për përmbushjen e shpejtë, efikase dhe në kohë të përgjegjësive të punës. Siguria dhe mbrojtja është një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të tyre fizik dhe mendor, si dhe për të siguruar dinjitetin dhe njerëzimin në marrëdhëniet e punës.
Masat dhe detyrimet e punëdhënësit dhe të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve rregullohen me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë,ndërsa inspektimi në këtë fushë kryhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Sigurimi i kushteve të shëndetshme dhe të sigurta është një detyrim, mbi të gjitha, për punëdhënësin, por roli i punëtorëve dhe përfaqësuesve të tyre është gjithashtu i rëndësishëm.
Punëdhënësi duhet të sigurojë masa të sigurisë dhe të zbatojë një deklaratë sigurie për secilin vend pune, duke specifikuar mënyrën dhe masat që do të merren, dhe në këtë drejtim, punëdhënësi është i detyruar të sigurojë mendim nga sindikata ose përfaqësuesi i punëtorëve aty ku nuk ka sindikatë.
Punëdhënësi ëshë i detyruar:
Gjatë kohëzgjatjes së rreziqeve, punëdhënësi nuk guxon t’i detyrojë të punësuarit të kryejnë detyrat e punës së tyre.
Të punësuarit kanë të drejtat dhe detyrimet në vijim:
Përfaqësuesi zgjidhet nga punëtorët nga radhët e tyre në mbledhje sindikale të sindikatës së shumicës ose në një mbledhje të punëtorëve.
Përfaqësuesi ka mbrojtje të veçantë që e ka edhe përfaqësuesi i sindikatës me punëdhënësin, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive.
Numri i përfaqësuesve varet nga numri i të punësuarve, me atë që ky numër duhet të jetë:
Në çdo vend pune ku ekziston rreziku për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, pavarësisht nga numri i të punësuarve, zgjidhet një përfaqësues.
Përfaqësuesi i punëtorëve ka të drejtë:
Këto të drejta i gëzon edhe kryetari i organizatës sindikale, përkatësisht përfaqësuesi sindikal i sindikatës përfaqësuese ose përfaqësuesi i të punësuarve atje ku nuk ka sindikatë.
Punëdhënësi duhet t’i mundësojë përfaqësuesit të kryejë funksionin e tij pa probleme duke siguruar kohën e duhur dhe fondet e nevojshme pa ulur rrogën, me çka nuk guxon ta vendosë atë në pozitë të pafavorshme për shkak të aktiviteteve të tij.
Kryetari i organizatës sindikale, përkatësisht përfaqësuesi sindikal i sindikatёs përfaqësuese ose përfaqësuesi i punëtorëve kur nuk ka sindikatë ka të drejtat e mëposhtme:
Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian
Fushata për të drejtat e punëtorëve realizohet nga
Këshilli Ekonomik-Shoqëror me mbështetje nga Përforcimi I Dialogut Social.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Përmbajtja është përgjegjësi e projektit Përforcim I Dialogut Shoqëror,
dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian